Gjenerali Gliha: Ishte paksa politike, kur humb pikë ndaj Andorrës e Bjellorusisë – s’mund të fitosh kundër Rumanisë
Përzgjedhësi i Kosovës Primoz Gliha i ka akuzuar gjyqtarët për humbjen ndaj Rumanisë, derisa tha se ishte paksa politike.
Tekniku slloven gjithashtu mbrojti vetën duke i përmendur pikët e humbura ndaj Andorrës dhe Bjellorusisë.
Fillimisht ai tregoi se ka qenë shumë vështirë të luanin pa Vedat Muriqin, derisa tha se ndeshja ishte paksa politike.
“Nuk prisnim këso ndeshje sepse ishte pak politike. Pastaj ishim me një lojtar më pak për 45 minuta, gjë që ishte shumë e vështirë”.
“Kanë qenë disa minuta të vështirë. Secili donin ta përfundonin këtë ndeshje, edhe për futbollistët ka qenë e vështirë të dilnin ashtu. Secili donim ta përfundonim ndeshjen. Pastaj gjyqtari, vendimi për penalltinë ndaj nesh ishte i shpejtë, por për Amir Rrahmanin mjaftë i ngadalte”.
“Kemi luajtur shumicën pa një futbollist, s’kemi pasur fat në fund. Futbollistët dhanë gjithçka kjo është më e rëndësishmja”.
“Në rast që akordohej ajo penallti te Rrahmani atëherë do të ishim në rregull sepse sulmuesi kishte një karton të verdhë dhe do të mbeteshim 10 kundër 10”.
Në fund, i pyetur për këtë humbje ai përmendi pikët e humbura ndaj Andorrës dhe Bjellorusë.
“Kur humb pikë ndaj Andorrës dhe Bjellorusisë, s’mund të presësh më të fitosh ndaj Rumanisë. Kur humb pikë ndaj Andorrës, nuk mund të fitosh këtu”, deklaroi ai për "Klan Kosova".