Gjashtë gola por pa fitues: Gjithçka do të vendoset në “Etihad” mes Realit e Cityt - NACIONALE

Gjashtë gola por pa fitues: Gjithçka do të vendoset në “Etihad” mes Realit e Cityt

3 javë më parë

nga NACIONALE

Real Madrid dhe Manchester City janë ndarë në barazim në super derbin e çerekfinales të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja ishte dramatike nga minuta e parë, me shumë aksione nga dy palët por që epilogu përfundimtar doli të jetë 3:3 në “Santiago Bernabeu”.

Man City e nisi për mrekulli duke kaluar në epërsi pas vetëm dy minutave lojë me Bernardo Silvan, që shënoi nga gjuajtja e lirë duke e lënë të shtangur Lunin (2’).

Pas kësaj, Real Madrid arriti ta përmbyste për dy minuta rezultatin. Fillimisht Ruben Dias shënoi autogol duke devijuar gjuajtjen e Edouardo Camavingas (12’).

Kurse, vetëm dy minuta më vonë Rodrygo dribloi për mrekulli duke shënuar nga afërsia pas asistimit të Viniciusit (14’).

Në pjesën e dytë, City dominoi plotësisht duke qenë skuadër shumë më e mirë dhe me plot meritë e përmbysi epërsinë.

Phil Foden me një “raketë” nga distanca e barazoi rezultatin në “Etihad Stadium”, ndërsa pesë minuta më vonë Josko Gvardiol lëshoi një tjetër goditje nga distanca për të qetësuar tifozët vendas (71’).

Megjithatë, Real Madrid s’u dorëzua me Fede Valverden që shënoi një eurogol në stilin vollej pas harkimit të Viniciusit për ta barazuar prapë rezultatin (79’).

Dy gjigantët evropianë e kërkuan fitoren deri në fund, por që assesi s’ia arritën. Kësisoj njësoi si në vitin e kaluar, gjithçka do të vuloset në “Etihad Stadium” pas tetë ditëve.

Lajme të ngjashme