Gerrard përpilon listën me dënime të rrepta për lojtarët e Aston Villës - NACIONALE

Gerrard përpilon listën me dënime të rrepta për lojtarët e Aston Villës

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Steven Gerrard tashmë ka ndërtuar një reputacion për disiplinë të rreptë me ardhjen e tij në Aston Villa. Ai ka përpiluar një listë plotë me dënime të ashpra për shumë arsye, ku veçohen vonesat për të cilat duhet të paguajnë 240 euro për çdo minutë vonesë.

Legjenda e Liverpoolit, mori drejtimin e Villës në nëntorin e vitit të kaluar, dhe synimi i tij është të renditët në top 10 të Premierligës. Një nga vendimet e para që mori në klub me ardhjen e tij, ishte ndalimi i disa ushqimeve në mensën e klubit, duke përfshirë ketchupin.

Ndërsa tani është zbuluar edhe lista e dënimeve nga 42-vjeçari, me të cilën shihen edhe përkrahje e drejtueseve të klubit duke mos kundërshtuar për një gjë të tillë.

Kjo listë që po bënë xhiron e botës në rrjetet sociale në ditët e sotme, sipas Sportsmail është më e vjetër dhe jo e kësaj kohe. Në listë është e përfshirë edhe nëse lojtari harron ta sjellë tortën e datëlindjes, ku sipas kësaj rregullore dënohet me 50 euro.

Në fushë, për ndëshkim me karton pasi nuk pajtohesh me vendimin e gjyqtarit, do të dënohet me 240 euro. Gjatë dushit, lojtarët nuk duhet të mbathin sandale të banjës, pasi që dënohet me 120 euro.

A list of fines handed out to players has been leaked. The list pre-dates the arrival of Steven Gerrard as Aston Villa boss

Çdo lojtar që merr karton të kuq, do të paguaj ushqim për bashkëlojtarët për katër javët e ardhshme.

Kjo nuk është hera e parë që një listë e tillë është publikuar nga skuadra e Villa Park, pasi që në vitin 2016, Roberto Di Matteo, kishte vendosur dënime për gjëra të ndryshme.

Në vitin 2010, i ndjeri Gerard Houiller kishte publikuar një listë me dënime shumë të ashpra saqë yjet e skuadrës atë kohë e mendonin të ardhmen e tyre larg nga klubi i Aston Villës.

Lojtarët si Ashley Young, Gabriel Agbonlahor dhe Stiliyan Petrov ishin kundër vendimeve të francezit në atë kohë, ku iu ndalohej edhe përdorimi i telefonave në dhomat e zhveshjes, me ç’ rast edhe u larguan në vitin 2011.

Këtë sezon, Aston Villa siguroi shërbimet e yllit brazilian, Philippe Coutinho me karton të plotë pas huazimit të suksesshëm të kaluar, gjithashtu blenë edhe Diego Carlos dhe Boubacar Kamara për të forcuar skuadrën.

Gerrard do të kërkojë përsosmërinë e skuadrës së tij, dhe kampanjën e fillon në udhëtim te Bournemouth më 6 gusht.

Lajme të ngjashme