“Gënjeshtra” – Abedin Zeka mohon negociatat me Partizanin, thotë se Ermir Rashica ditëve të ardhshme kalon te Torino - NACIONALE

“Gënjeshtra” – Abedin Zeka mohon negociatat me Partizanin, thotë se Ermir Rashica ditëve të ardhshme kalon te Torino

1 vit më parë

nga Edonis Bytyqi

Ermir Rashica nuk do t’i bashkohet klubit shqiptar Partizani pasi nuk ka kurrfarë negociate, derisa ditëve të ardhshme do t’i bashkohet Torinos ku do të kryejë një fazë testuese, kështu deklaroi presidenti i Trepçës ‘89, Abedin Zeka për gazetën Nacionale.

Rashica padyshim vlerësohet si një ndër talentët më të mirë për momentin në Kosovë, ku pritet të shkëlqejë shumë shpejtë në Evropë.

Talenti kosovar gjatë këtij afati veror është kërkuar nga disa klube të mëdha evropiane nga plot kampionate të ndryshme, por që asgjë nuk u realizua deri në fund.

Gjatë ditës së hënë, gazeta shqiptare “Panorama Sport” raportoi se Partizani e kërkon Rashicën dhe që ndodhen në negociata me Trepçën, derisa edhe lojtari kishte dhënë ‘dritën e gjelbër’.

Por, kjo mesa duket nuk është aspak e vërtet. Kështu deklaroi qartazi për gazetën Nacionale presidenti i klubit mitrovicas që theksoi se janë plotësisht gënjeshtra e që nuk kanë kurrfarë kontakti me Partizanin.

Jo janë plotësisht gënjeshtra. Kam biseduar me Ermirin pak më parë dhe asgjë nuk ka të vërtet për Partizanin. Ne as nuk kemi asnjë kontakt me ta”.

I pyetur për të ardhmen e Rashicës, Zeka konfirmoi se kanë pranuar ofertë nga gjiganti austriak Rapid Viena, por që lojtari në ditët në vijim sapo të marrë vizën do t’i bashkohet Torinos.

Po ka oferta të shumta. Rapid Viena ka bërë ofertë për Ermirin, por ai është duke e pritur vizën sepse do të shkojë në Itali. Torino ka shprehur interesim dhe më gjasë aty do të shkojë sepse vetë ai na ka treguar se dëshiron të luajë atje dhe ne do t’ia plotësojmë dëshirën”.

Zeka në fund shtoi se Rashica fillimisht te Torino do të kryejë një fazë testuese, e pastaj që shkon gjithçka mbarë do të vazhdojë karrierën aty, por që jo do të rikthehet te mitrovicasit.

Dashtë Zoti që gjithçka të shkojë mirë. Ai te Torino do të kryejë në fazë testuese, ku do të qëndrojë për disa ditë. Që shkon mirë në rregull, që jo do të kthehet pasi ka kontratë me ne”, përfundoi ai për Nacionalen.

Kujtojmë se Rashica debutoi në fanellën e ekipit të parë të Trepçës ’89 në xhiron hapëse të Superligës së Kosovës në sfidën ndaj Dritës.

Lajme të ngjashme