Gazetari Morgan: Erdha në Arabinë Saudite për ta sjellë CR7 te Arsenali - NACIONALE

Gazetari Morgan: Erdha në Arabinë Saudite për ta sjellë CR7 te Arsenali

1 vit më parë

nga NACIONALE

Gazetari i njohur Piers Morgan thotë se shkoi në Arabinë Saudite me një mision sekret për ta sjellë yllin Cristiano Ronaldo te Arsenali.

Portugezi mahniti mbrëmë duke shënuar dy gola në fitoren 3:1 të Al Nassr, derisa po vazhdon të jetë në nivel të jashtëzakonshëm pavarësisht që ka mbushur 40 vjeç.

Megjithatë, Morgan thotë se shkoi për ta shikuar Ronaldon si dhe për ta sjellë sërish në Premierligë, këtë herë në fanellën e Arsenalit, që po vuajnë për një qendërsulmues.

“Erdha këtu me një mision sekret për ta sjellë Cristianon te Arsenali që të shënojë gola”, deklaroi ai.

Ndërkohë, kontrata e Ronaldos me Al Nassr skadon në verë mirëpo është afër të rinovojë edhe për dy vite me klubin arab.

Ronaldo e ka prioritet të merr pjesë në Kupën e Botës 2026, me shpresën që ta fitojë trofeun e vetëm që ende s’e ka arritur në karrierë.

Kujtojmë, herën e fundit – Ronaldo shkoi me Portugalinë deri në çerekfinale, aty ku u mposhtën befasisht nga Maroku.

Lajme të ngjashme