Gazetari i famshëm me fjalë emocionuese i thotë lamtumirë Xhakës: Në fund të deshëm - NACIONALE

Gazetari i famshëm me fjalë emocionuese i thotë lamtumirë Xhakës: Në fund të deshëm

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gazetari i njohur Piers Morgan ka falënderuar mesfushorin Granit Xhaka për kontributin e dhënë te Arsenali duke i uruar suksese në karrierë.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova pas shtatë viteve do të largohet nga "Emirates Stadium" pasi ka një marrëveshje verbale me klubin gjerman, Bayer Leverkusen.

Xhaka që shënoi dy gola në ndeshjen e fundit në fanellën e Arsenalit ndaj Wolvesit ka marrë mijëra mesazhe nga tifozët, e tani edhe gazetari Morgan e ka falënderuar.

"Faleminderit dhe mirupafshim Granit. Kemi pasur disa lëkundje gjatë rrugës, por ju fituat tifozët e Arsenalit me ndershmërinë, punën e palodhur, përkushtimin dhe pasionin tuaj".

"Dhe në fund të deshëm. Suksese më të mëdha në pjesën e mbetur të karrierës", shkroi Morgan.

Xhaka së shpejti edhe do ta zyrtarizojë largimin meqenëse u pa i emocionuar pasi u zëvendësua në fitoren ndaj Wolves.

Përpos kësaj, një numër i madh i tifozëve të pranishëm në "Emirates" u ngriten në këmbë për ta duartrokitur Xhakën, i cili pas ndeshjes u përshëndet me ta.

Përndryshe, Xhaka do të nënshkruajë kontratë të re katërvjeçare me klubin gjerman, marrëveshje që mund të kryhet brenda javëve në vijim.

Lajme të ngjashme