Gazeta italiane zbulon sa para do të fitojnë lojtarët e Interit nëse eliminojnë Atleticon
Gazeta më e madhe italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se lojtarët e Interit do të ndajnë 2 milionë euro nëse eliminojnë Atletico Madridin dhe kanë si bonus 5 milionë euro nëse e fitojnë tërë kompeticionin.
Inter arriti në finalen e Ligës së Kampionëve në sezonin e kaluar dhe ka për qëllim të njëjtin synim këtë edicion, por duke shpresuar një fund tjetër.
“Neurazzurët” avancuan si pozitë e dytë në fazën e grupeve, ndërsa mposhtën Atletico Madridin dy javë më parë me rezultat 1:0 në “Giuseppe Meazza” në kuadër të ndeshjes së parë për raundin e 16-të të Ligës së Kampionëve.
“Gazzetta dello Sport” raporton se lojtarët e Interit do të fitojnë 2 milionë euro, kjo vlerë do të ndahet edhe me stafin nëse arrijnë të kualifikohen në çerekfinale.
Ndërkohë, lojtarëve iu është ofruar si bonus edhe 5 milionë euro nëse arrijnë ta fitojnë tërë kompeticionin, gjë që nuk do të jetë aspak e lehtë ngase deri më tani tërë favoritët kanë siguruar kualifikimin tutje.
Gazeta shton ndër të tjera se Inzaghi dhe stafi gjithashtu kanë një marrëveshje tjetër, derisa yjet e Interit mund të përfitojnë edhe 4 milionë euro si bonus tjetër që iu është përfshirë në kontratë.