Gazeta gjermane: Shqipëria po provon ta “rrëmbejë” Brajan Grudën
Federata Shqiptare e Futbollit është duke tentuar ta marrë një tjetër futbollist, këtë herë sulmuesin e Mainz 05 Brajan Grudan që momentalisht përfaqëson Gjermaninë.
Gruda është ndër lojtarët më të vlerësuar në Gjermani nën moshën 20-vjeçare, ku vlera e tij shkon deri në pesë milionë euro që është vetëm mbrapa Moukokos së Borussia Dortmundit.
Gazeta prestigjioze “Bild” megjithatë raporton se Shqipëria është duke bërë çmos për ta bindur, mirëpo deri më tani gjithçka ka qenë e “kot”.
“Por, të kemi kujdes. Federata shqiptare tashmë ka trokitur në derën e përfaqësuesit të Gjermanisë U21, babai i të cilit dhe njëkohësisht ish futbollisti Bujar Gruda është shqiptar, por deri më tani gjithçka është e kot”.
Gruda gjithashtu deri më tani nuk ka shfaqur asnjë pikë interesimi për ta ndryshuar kombëtaren, pasi prioritet mbetet suksesi me gjermanët.
Për Gjermaninë U21, futbollisti shqiptar ka zhvilluar pesë paraqitje duke qenë titullar dy herë në muajin nëntor.
Kujtojmë, presidenti i FSHF-së Armand Duka së fundmi deklaroi se Shqipërisë mund t’i bashkohet Gruda ose edhe Hasa që përfaqëson Italinë.
“Mund të ftohet ndonjë në Kombëtare ndonjë top-futbollistë së shpejti ose në të ardhmen. Ka lojtarë që luajnë në grupmosha të Gjermanisë së Gruda ose Hasa në Itali. Ne jemi të hapur të gjithë”.