Gatti pranë rinovimit me Juven pas paraqitjeve mahnitëse ndaj Man Cityt
Mbrojtësi i Juventusit Federico Gatti është afër të nënshkruajë kontratë të re afatgjatë me skuadrën italiane, pas paraqitjeve mahnitëse në fitoren 2:0 ndaj Manchester Cityt.
Gatti ishte “guri” në zemrën e mbrojtjes vendase, që arritën ta mbajnë portën e paprekur për herën e 12-të këtë sezon ndaj skuadrës së Pep Guardiolas.
Gatti menaxhoi të bllokonte praktikisht gjithçka që i erdhi para vetës dhe gjithashtu edhe e krahasuan me legjendën italiane Giorgio Chiellini.
Bisedimet për rinovim tashmë kanë ndodhur që një periudhë në prapaskena dhe “ilbianconero” raporton se 26-vjeçari është lojtari i radhës në linje për të rinovuar. Zyrtarizimi pritet të bëhet para vitit të ri.
Edhe pse detajet ende nuk dihen saktësisht, mbrojtësi i “Bianconerëve” pritet të rinovojë deri më 2029 me një opsion vazhdimi për një tjetër. Kontrata aktuale i skadon në verën e 2028.
Si pjesë e marrëveshjes të re, edhe paga e Gattit do të rritet nga 1.4 milionë euro për sezon në 2 milionë euro në vit.