Gareth Southgate shpjegon arsyen e mungesës së Raheem Sterling - NACIONALE

Gareth Southgate shpjegon arsyen e mungesës së Raheem Sterling

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Anglisë, Gareth Southgate ka treguar se sulmuesi Raheem Sterling është duke u marrë me çështje familjare.

Anglezi do të mungojë në sfidën ndaj Senegalit, ku Anglia synon ‘biletën’ për në çerekfinale.

Sidoqoftë, Southgate ka konfirmuar se Sterling do të rikthehet pasi të merret me këtë çështje, gjithnjë nëse ata avancojnë tutje.

“Ai po merret me një çështje familjare, kështu që unë kam pasur kohë me të këtë mëngjes, por tani më është dashur t'ua kaloj atë njerëzve të tjerë për t'u marrë me të”.

“Ai do të shkojë dhe do të merret me këtë çështje, atëherë do të duhet ta marrim atë nga atje”, deklaroi ai.

Kujtojmë, në rast të fitores ndaj Senegalit, Anglia në çerekfinale do të përballet me Francën.

Lajme të ngjashme