Gareth Southgate lë të hapur mundësinë për të qëndruar te Anglia - NACIONALE

Gareth Southgate lë të hapur mundësinë për të qëndruar te Anglia

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Përzgjedhësi i Anglisë Gareth Southgate ka lënë të hapur mundësinë për të rinovuar kontratën.

Anglia arriti sërish në finale të Kampionatit Evropian, por prapë pësoi humbje – këtë herë nga Spanja me rezultat të ngushtë 2:1.

Southgate u kritikua gjatë tërë turneut për taktikat e zgjedhura, me “Tre Luanët” që zhvilluan një paraqitje të zbehët, mirëpo tekniku anglez ka lënë të hapur shansin për të qëndruar në stol.

Nuk mendoj se është moment i mirë për të vendosur në këto gjëra”.

Më duhet të bisedoj me njerëzit e rëndësishëm në prapaskena. Nuk do të diskutoj publikisht fillimisht”, deklaroi ai.

Ndërkohë, Southgate u shpreh se ky ekip mund të ketë një shans të mirë për të luftuar në Kupën e Botës.

Anglia është në pozitë të mirë në aspektin e eksperiencës, mosha e skuadrës. Shumica e skuadrës nuk do të jetë më, jo vetëm te Kupa e Botës, por edhe për Evropianin e ardhshëm gjithashtu. Ka shumë për të shikuar përpara”.

Lajme të ngjashme