Gareth Bale rikujton finalen ndaj Liverpoolit, flet edhe për kalimin e Leo Messit në MLS - NACIONALE

Gareth Bale rikujton finalen ndaj Liverpoolit, flet edhe për kalimin e Leo Messit në MLS

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish sulmuesi i Real Madridit, Gareth Bale ka treguar se si lojtarët e Liverpoolit kishin pasur probleme me gjumin para finales së vitit 2018.

Uellsiani ishte heroi në finalen e edicionit 2017/18, ku “Los Blancos” fituan Ligën e Kampionëve për të tretin vit radhazi falë një fitore 3:1 ndaj Liverpoolit, ku Bale realizoi dygolësh.

Ai ka shpjeguar si lojtarët e Liverpoolit ishin nervoz para asaj finale, derisa Real Madridi ishte mësuar me këtë situatë.

Kur hynë në dhomën e zhveshjes ndihesh si fitues, sigurisht falë kësaj je i rrethuar nga lojtarë të shkëlqyer. Është vështirë të shpjegohet, por fitorja është mentaliteti i klubit”.

Më kujtohet derisa bisedoja me lojtarët e Liverpoolit para finales së Ligës të Kampionëve, ata kishin probleme me gjumin dhe ishin nervoz, ndërsa te ne ishte mentaliteti ndryshe. Ne prisnim vetëm fitoren edhe më shumë në finale, pavarësisht se ata ishin favoritët”.

Ndër të tjera, Bale ka komentuar edhe kalimin e Lionel Messit në Inter Miami, duke deklaruar se argjentinasi do të kalojë për mrekulli në Amerikë.

Është shumë më lehtë në MLS... nëse humbet te Real Madridi është sikur fundi i botës, shkatërrohesh menjëherë”.

Këtu nuk mund të biesh nga liga, prandaj mendon për secilën ndeshje ndryshe sidomos në rastet e humbjeve nuk ka pasoja”.

Dhe kur fiton, tifozët festojnë sikurse e ke fituar kampionatin”, nënvizoi ai.

Lajme të ngjashme