Gareth Bale i del në mbrojtje Mbappes: Sërish mbetet një nga më të mirët në botë
Ish-ylli i Real Madridit, Gareth Bale, i ka dalë në mbrojtje Kylian Mbappes, pasi ky i fundit zhgënjeu edhe një herë, kur dështoi të shënonte nga penalltia në humbjen 2:0 nga Liverpooli në Ligë të Kampionëve.
Mbappe mund të kishte barazuar për Real Madridin në pjesën e dytë në Anfield, me Liverpoolin që kryesonte 1:0, por goditja e tij nga pika e bardhë u shpëtua nga Caoimhin Kelleher dhe vendasit vazhduan të fitonin 2:0, duke lënë Mbretërit në vendin e 24-të në Ligën e Kampionëve.

Kritikat ndaj formës së Mbappe janë rritur në Madrid, me francezin që shënoi vetëm dy herë në nëntë ndeshjet e tij të fundit për kampionët në fuqi të Spanjës dhe Evropës.
"Kjo ndodh. Unë kam humbur penallti, çdokush i humb penalltitë," tha Bale, i cili fitoi pesë Liga të Kampionëve me Mbretërit.
“Është për të ardhur keq që për momentin nuk po shkon ashtu siç do Mbappe, por unë mendoj se në ditët e tij ai është lojtari më i mirë në botë dhe është vetëm çështje kohe para se të bëhet i mirë”.
Trajneri Carlo Ancelotti pranoi se Mbappe vuan nga një "mungesë besimi" pas humbjes së penalltisë, por bëri thirrje për "durim" me yllin.
Real Madridi tani do të luajë me Atalantën, RB Salzburgun dhe Brestin teksa synon të kualifikohet në raundin eliminator të Ligës së Kampionëve, ndërsa do të presë Getafen në La Liga të dielën.