Garë e nxehtë për titull, afrohet edhe Malisheva - NACIONALE

Garë e nxehtë për titull, afrohet edhe Malisheva

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Gara më e nxehtë në vitet e fundit për titull në Superligën e Kosovës, duket të jetë këtë vit.

Llapi, Ballkani e Drita janë në krye të tabelës, megjithatë aty tashmë është afruar edhe Malisheva.

Ballkani aktualisht është e para me 52 pikë, Llapi zë vendin e dytë me 51 pikë, Drita ka 50 pikë, kurse Malisheva 47 pikë.

Pra, nga vendi i parë deri te vendi i katërt, dallimi është në vetëm katër pikë.

Ndeshjet e javës së fundit kanë shkaktuar shumë reagime dhe akuza nga klubet për referimin.

Ballkani ka shprehur pakënaqësi për një penallti, ngjashëm sikur edhe Prishtina.

Lajme të ngjashme