KATAR 2022 | Gana i thyen jugokoreanët, e kthen epërsinë në 3:2 - NACIONALE

KATAR 2022 | Gana i thyen jugokoreanët, e kthen epërsinë në 3:2

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Gana nuk ka humbur aspak kohë për ta kthyer epërsinë kundër Koresë Jugore, në një ndeshje të Kupës së Botës që po zhvillohet momentalisht në Education City Stadium.

Mohammed Kudus shënoi për 3:2 për Ganën në minutën e 68-të, vetëm shtatë minuta pasi koreanët e kishin barazuar rezultatin sensacionalisht.

Siç qëndrojnë gjërat, Gana tani ka tri pikë, aq sa Portugalia, në Grupin H. Koreja Jugore dhe Uruguai kanë nga një pikë.

Ndeshja tjetër e xhiros së dytë në këtë grup zhvillohet mes Portugalisë dhe Uruguait, ku gjërat në tabelë do të ndryshojnë sërish.

Lajme të ngjashme