Galeno me eurogol bën heroin, Porto e befason Arsenalin - NACIONALE

Galeno me eurogol bën heroin, Porto e befason Arsenalin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Porto në minutat shtesë e ka siguruar fitoren ndaj Arsenalit, në kuadër të kualifikimit për çerekfinalen e Ligës së Kampionëve.

Derbi mes dy skuadrave ishte shumë i zbehët, me portugezët që në fund e shijuan fitoren me rezultat minimal 1:0.

Arsenali e nisi shumë më mirë duke dominuar në posedim dhe tentuar t’i finalizonte rastet, por assesi s’ia doli.

Rastin më të mirë në të gjithë ndeshjen e kishte padyshim Galeno, që dështoi keq nga afërsia pasi iu kthye topi nga gjashtë metra distancë (21’).

Të dy klubet tentuan të zhvillonin disa aksione, me Arsenalin që provonte nga krahët apo Porto me kundëraksione mirëpo shumë larg konkretizimit të tyre.

Kur askush nuk e priste, në skenë doli Galeno që me një eurogol nga distanca ia solli fitoren Portos (90+3').

Por, ende asgjë s'ka mbaruar pasi gjithçka mbetet e hapur në ndeshjen kthyese – ku edhe do të mësohet se cila skuadër do të avancojë në rrethin tjetër.

Kujtojmë, përballja kthyese zhvillohet në “Emirates Stadium” më 12 mars 2023.

Lajme të ngjashme