Gakpo me parabolë fantastike, Liverpool po i jep leksion Man Unitedit
Liverpool ka shënuar edhe golin e tretë në derbin e rivalëve të urryer ndaj Manchester Unitedit në "Anfield".
Ishte Mohamed Salah që dribloi për mrekulli Lisandro Martinez duke asistuar për Cody Gakpon (50').
Pas asistimit të egjiptianit, holandezi e konkretizoi më së miri me një parabolë të bukur.