Gagliardini i thotë lamtumirë Interit: Rrugëtim i jashtëzakonshëm
Mesfushori italian, Roberto Gagliardini, ka falënderuar Interin dhe tifozët zikaltër me anë të një mesazhi lamtumirës, pasi i dha fund qëndrimit në Guiseppe Meazza, pas gjashtë vite e gjysmë qëndrim.
Mesfushori 29-vjeçar italian tani është një lojtar i lirë pasi kontrata e tij me zikaltrit skadoi më 30 qershor.

Gagliardini bëri 190 paraqitje në të gjitha garat për Interin që nga ardhja e tij fillestare nga Atalanta në janar të vitit 2017, duke shënuar 16 gola dhe duke dhënë nëntë asistime gjatë kësaj kohe.
Duke shkruar në faqen e tij në Twitter, Gagliardini falënderoi Interin dhe tifozët për mbështetjen e tyre gjatë gjashtë viteve e gjysmë qëndrim.
“Lamtumirë Inter! Faleminderit për këto vite së bashku… të mrekullueshme, intensive: një privilegj të jesh pjesë e kësaj familjeje! Faleminderit që më ndihmove të rritem brenda dhe jashtë fushës. Faleminderit të gjithëve për këtë udhëtim të pabesueshëm!!! FALEMINDERIT INTER.”
Ciao Inter! 🖤💙
— ROBERTO GAGLIARDINI (@gaglio94) July 2, 2023
Grazie per questi anni assieme... meravigliosi, intensi: un privilegio far parte di questa famiglia!!
Grazie per avermi aiutato a crescere in campo e fuori.
Grazie A TUTTI per questo viaggio incredibile!! 👏👏👏
GRAZIE INTER 🖤💙 pic.twitter.com/lZMO2XSWOx
Mesfushori 29-vjeçar tani pritet të kalojë në skuadrën tjetër nga Lombardia, te Monza, ku thuhet se do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare me vlerë rreth 1.5 milionë euro neto në sezon.
Gagliardini nuk u shfaq shumë nën drejtimin e Simone Inzaghit në sezonin e tij të fundit në klub, duke parë vetëm 1038 minuta lojë në 29 paraqitje gjithsej.
Italiani ishte pjesë e skuadrës së Interit që fitoi një titull kampioni, dy Kupa të Italisë dhe dy Superkupa.