Gabriel Jesus përkujdeset për golin e tretë ndaj PSV-së
Arsenal ka realizuar edhe golin e tretë kundër PSV-së.
Ishte qendërsulmuesi Gabriel Jesusi që u përkujdes për golin e tretë pas një asistimi të Leandro Trossardit (38’).
Trossard harkoi për mrekulli te braziliani, që fillimisht e ndali topin e pastaj me një goditje të fuqishme e la të shtangur portierin.