Gabon Real Madrid, lëshon pikë në shtëpi ndaj Gironas
Real Madrid ka bërë një hap mbrapa duke lëshuar dy pikë në shtëpi ndaj Gironas, në kuadër të xhiros së 12-të në La Liga.
"Los Blancos" edhe dominuan plotësisht në tërë kohën, rezultati përfundimtar doli të jetë 1:1.
Real Madrid e nisi në mënyrën më të mirë duke rrezikuar përmes Modric e Rodrygos, të cilët nuk i konkretizuan rastet.
Girona gjithashtu kishte mundësi të mirë shënimi me anë të Yangel Herrera, i cili kërkoi edhe penallti mirëpo që arbitri nuk mendoi njëjtë.
Kështu, meqenëse asnjëra skuadër nuk i konkretizoi rastet pjesa e parë përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.
Gjatë pjesës së dytë, Real Madrid arriti ta gjejë golin fillimisht për Vinicius Junior që shënoi nga afërsia pas një asistimi të bukur të Fede Valverdes (70').
Vetëm dy minuta më vonë, Marco Asensio kishte një rast të artë por që dështoi nga afërsia.
Shtatë minuta më vonë spanjolli preku topin me dorë, me VAR-in që akordoi penallti të cilën e konkretizoi Cristhian Stuani (80').
Real Madrid në fakt gjeti rrugën drejtë rrjetës në përfundimin e kohës së rregullt, me anë të Rodrygos por që u anulua për pozitë jashtë loje (90').
Në kohën shtesë, gjërat u vështirësuan për vendasit me Toni Kroos që u ndëshkua me karton të kuq pasi mori kartonin e dytë të verdhë pas një ndërhyrje jo të lehtë.
Kështu, Real Madrid vazhdon të jetë lider në La Liga me 32 pikë, tani vetëm një më shumë se Barcelona, derisa Girona ngritët në pozitën e 16-të me 10 sosh.
Real Madrid në xhiron e radhës do të jetë mysafir i Rayo Vallecanos, derisa Girona do ta pres Athletic Bilbaos.