Gabon Napoli, ndalet nga Frosinone - NACIONALE

Gabon Napoli, ndalet nga Frosinone

1 javë më parë

nga NACIONALE

Napoli nuk ka arritur të fitojë më shumë se një pikë në shtëpi ndaj Frosinones.

“Napolitanët” edhe pse dominuan barazuan me rezultat 2:2, me mysafirët që arritën ta rikthenin dy herë rezultatin.

Fillimisht, Napoli kaloi në epërsi përmes Politanos që u asistua nga Di Lorenzo (16’).

Kapiteni i Kosovës Amir Rrahmani u ndëshkua me karton të verdhë, ku si pasojë do të mungojë në ndeshjen e radhës.

Frosinone kishte mundësinë për ta barazuar rezultatin por që Soule dështoi të shënonte nga pika e bardhë (30’).

Mysafirët megjithatë e nisi më mirë pjesën e dytë, duke barazuar rezultatin me anë të Cheddira pas asistimit të Soule (50’).

Napoli u kthye sërish në lojë përmes Victor Osimhenit që u asistua nga Khvicha Kvaratskhelia (63’).

Mirëpo, Frosinone s’u dorëzua duke e barazuar sërish rezultatin përmes Cheddiras (73’).

Pas këtij barazimi, Napoli renditet në pozitën e tetë me 49 pikë derisa Frosinone ngritët në pozitën e 17-të me 27 sosh.

Lajme të ngjashme