Gabon Barcelona, ndalet me barazim nga Girona në Camp Nou - NACIONALE

Gabon Barcelona, ndalet me barazim nga Girona në Camp Nou

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona nuk ka shfrytëzuar gabimin e Real Madridit në mënyrën më të mirë, duke barazuar pa gola me Gironën në Camp Nou, kështu tani duke qenë +13 pikë nga mbretërit kur kanë mbetur edhe 10 ndeshje për t’u zhvilluar deri në fund.

Real Madridi humbi nga Villarreal në një ndeshje me dramë golash dhe përmbysje rezultati dhe katalunasit e kishin mundësinë të shkonin +15 pikë me një fitore sot.

Ky barazim për skuadrën e Xavi Hernandez vjen pas katër fitoreve radhazi në La Liga, teksa humbën para pesë ditësh nga Real Madridi në gjysmëfinale të Kupës së Mbretit, për t’u eliminuar.

Siç duket humbja e thellë e pësuar nga rivali kryesor ka lënë pasoja te lideri i La Ligës.

Ndeshja e zhvilluar në Camp Nou ishte një nga më të dobëtat e sezonit për Barcelonën dhe në përgjithësi monotone nga dy skuadrat. Në 90 minuta ndeshje, vetëm dy goditje u regjistruan në drejtim të portës, të dyja nga katalunasit dhe asnjë nga mysafirët, por asnjëra nga ato dyja nuk u konkretizua.

Image

Barcelona madje çaloi edhe në posedim të topit. Siç jemi mësuar ta shohim skuadrën e Xavit me një dominim të theksuar të topit, në këtë ndeshje nuk arriti edhe shumë të kishte topin në pronësi me 57% që ishte në anën e tyre.

Rasti më i mirë në ndeshje ishte në pjesën e parë, kur Araujo tentoi me një goditje, por pritja e portierit, Paulo Gazzaniga, shpëtoi Gironën pa pësuar gol.

Në fund rezultati i takimit ishte 0:0. Barcelona vazhdon bindshëm kryesimin në La Liga, tani me 13 pikë më shumë se Real Madridi i vendit të dytë, ndërsa Girona mbetët aty ku ishte, pra në pozitën e 11-të.

Lajme të ngjashme