Gabim amator nga mbrojtja e Realit, Ilkay Gundogan kalon Barcelonën në epërsi
Mesfushori Ilkay Gundogan ka kaluar Barcelonën në epërsi pas vetëm shtatë minutave lojë.
E tëra nisi me një mbrojtje amatore të mysafirëve, ku përfitoi gjermani që shënoi lehtësisht nga afërsia.
Mbrojtësi David Alaba bëri një ndërhyrje të dobët duke mos e larguar topin e Gundogan, që ishte devijuar nga Tchouameni.