Futbollisti Arben Nikprelaj drejt një transferimi historik në Portugali
Futbollisti shqiptar nga Mali i Zi, Arben Nikprelaj, është pranë një faze shumë të rëndësishëm në karrierën e tij.
Qendërmbrojtësi 20 vjeç po përgatitet drejt një transferimi historik në Portugali.
Nikprelaj dallohet për fuqinë fizike, duelet e forta në ajër, si dhe për defensivën e shkëlqyer.
Kjo e bën një ndër lojtarët më të vlerësuar në repartin mbrojtës të skuadrës.
Burimet e gaztës kanë bërë me dije gjatë këtij dimri pritet që ai të transferohet në Superligën U23 të Portugalisë.
Bëhet fjalë për një kalim të skuadra e njohur Estoril Praia.
Pas dy vitesh të suksesshme me FC Prishtinën, ku u shpall kampion i Superligës U21, ai aktualisht është pjesë e KF Deçiq, ekip shqiptar në Mal të Zi.