Futbollistët e Chelseat seriozisht besojnë se numri 9 është i mallkuar - askush nuk e do - NACIONALE

Futbollistët e Chelseat seriozisht besojnë se numri 9 është i mallkuar - askush nuk e do

1 vit më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Chelseat, Thomas Tuchel e ka pranuar se asnjë prej sulmuesve të tij nuk dëshiron ta bartë fanellën me numrin 9, pasi frikësohen se është e mallkuar.

Pasi shënoi veç tetë gola në Premier Ligë sezonin e kaluar, Lukaku ishte i fundit në listën e gjatë të lojtarëve që patën vështirësi me këtë numër prapa fanellës.

Ky numër aktualisht është i lirë, pas rikthimit të Romelu Lukakut tek Interi në formë huazimi në qershor - dhe duket se do të mbetet aty edhe për pjesën e mbetur të sezonit 2022/23.

Pasi shënoi veç tetë gola në Premier Ligë fushatën e kaluar, Lukaku ishte i fundit në listën e gjatë të futbollistëve që patën vështirësi me këtë numër prapa fanellës.

Fansat janë tallur ndër vite me fanellën e 'mallkuar', por tash duket se të gjithë në zhveshtoren e 'Të Kaltërve' duan ta shmangin për shkak të historisë së keqe.

Duke folur në konferencë për shtyp të premten, sipas 'ESPN', Tuchel u shpreh për fanellën me numrin 9: "Është e mallkuar! Njerëzit më thonë se është e mallkuar! Nuk ka të bëjë se ne e lëmë të hapur për arsye taktike, ose për disa lojtarë që të vinë e ta marrin natyrshëm.

"Nuk pati kërkesa të mëdha për numrin 9. Lojtarët nganjëherë dëshirojnë të ndërrojnë numrat, por befasisht askush nuk dëshiron ta prekë.

"Të gjithë që janë më gjatë se unë në klub, më thonë 'e dini se pati numrin 9 dhe nuk shënoi, dhe ky tjetri e pati 9-shin dhe po ashtu nuk shënoi'. Tash kemi një moment ku askush nuk dëshiron ta prekë numrin 9".

A kanë të drejtë lojtarët e Chelseat që po frikësohen nga numri 9?


Disa prej jush që nuk jeni të bestytnive mund të kruani kokën ndaj idesë se një numër skuadreje mund të jetë i mallkuar. Mirëpo, në shumicën e dy dekadave të fundit, aktivizimi me numrin 9 te Chelsea zakonisht ka qenë dështim.

Tashmë folëm rreth sezonit të dobët 2021/22 të Lukakut, por Tammy Abraham gjithashtu pati vështirësi me numrin.



Anglezi u duk se kishte larguar mallkimin e lidhur me numrin 9, kur shënoi 18 gola në fushatën e parë të tij.

Në sezonin pasues, megjithatë, forma e tij ra totalisht. U shit te Roma verën e kaluar, ku shpejt rigjeti formën, pasi u lirua nga fanella famëkeqe e londinezëve.

Emrat si Alvaro Morata, Gonzalo Higuain, Radamel Falcao dhe Fernando Torres, më herët kishin qenë figura të rëndësishme në botën e futbollit, por që pësuan rënie të theksuar me të ardhur në Chelsea, duke bartuar numrin në fjalë.

Befasisht, Chelsea i kishte dhënë këtë numër mbrojtësit Khalid Boulahrouz (2006) dhe mesfushorit Steve Sidwell (2007). Nuk shkoi mirë për asnjërin.

Lajme të ngjashme