Fushë Kosova shënon në ‘frymën’ e fundit të takimit, barazon me Prishtinën - NACIONALE

Fushë Kosova shënon në ‘frymën’ e fundit të takimit, barazon me Prishtinën

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Prishtina nuk ka arritur ta mbajë rezultatin e fitores deri në vërshëllimën e fundit, pasi Fushë Kosova si vendase ka arritur ta barazojë rezultatin në 2:2 krejtësisht në fund të takimit.

Ndeshja u zhvillua në Stadiumin Sami Kelmendi në Lipjan, si të gjitha ndeshjet e tjera të Fushë Kosovës si vendas, pasi dihet që Stadiumi i Qytetit ‘Ekrem Grajçevci’ nuk është në gjendje për këtë rang garash.

Rastin e parë të mirë në ndeshje e pati Fushë Kosova, kur sulmuesi Urim Statovci lëshoi rastin ideal, duke goditur portierin e mysafirëve.

Vetëm një minutë më vonë, saktësisht në minutën e 40-të ishte Ardian Muja që shënoi golin e epërsisë për kryeqytetasit, i asistuar nga Jalen Blesa, për 1:0. Me këtë rezultat përfundoi pjesa e parë.

Me të filluar pjesa e dytë, skuadra nga kryeqyteti dyfishoi epërsinë me golin e shënuar nga Hasan Hyseni.

Një penallti në minutën e 51-të i prishi qetësinë Prishtinës. Armend Abazi qëlloi saktë nga 11 metra, për të ngushtuar rezultatin në 2:1.

Në minutat shtesë, ndodhi ajo që pritej më së paku. Fushë Kosova pas një ndërprerje barazoi rezultatin në 2:2 me golin e Ivkic.

‘Pampurat’ me këtë barazim shkojnë në kuotën e dy pikëve, pra me dy barazime në shtatë ndeshje, ndërsa Prishtina mbetet në vendin e pestë, tani me 11 pikë të grumbulluara në tetë takime.

Lajme të ngjashme