Fushë Kosova pretendon se stafi dhe presidenti i Ballkanit i sulmuan fizikisht - NACIONALE

Fushë Kosova pretendon se stafi dhe presidenti i Ballkanit i sulmuan fizikisht

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Fushë Kosova është duke pretenduar se lojtarët dhe trajneri janë sulmuar nga presidenti si dhe anëtarët e kryesisë.

Ballkani shënoi një fitore komode 3:0 ndaj Fushë Kosovës, për t’iu afruar edhe më shumë titullit kampion.

Megjithatë, Fushë Kosova ka pretenduar se janë sulmuar fizikisht nga skuadra suharekase.

“Skandal në Suharekë

Presidenti si dhe disa anëtar te kryesisë se FC Ballkanit sulmujnë lojtarët si dhe trenerin tone”, shkruhet ndër të tjera në komunikatën e tyre në Facebook.

Përndryshe, momentalisht Ballkani ende s’ka reaguar lidhur me këto akuza.

Lajme të ngjashme