Fury – Whyte: Përleshje mes ekipeve të dy boksierëve gjatë konferencës ballë për ballë
Tyson Fury dhe Dillian Whyte luajtën rolin e paqebërësve gjatë një konference kryesisht miqësore ballë për ballë para meçit të së shtunës, megjithëse ekipet e tyre shkëmbyen fjalë të nxehta mes vete.
Rivalët britanikë folën me nderim për njëri-tjetrin dhe për kërcënimet që secili përbën në përgjithësi gjatë konferencës ballë për ballë të mërkurën vonë në stadiumin Wembley, në të shtunën cilin do të zhvillohet lufta mes tyre për kampionin e botës në peshën e rëndë në WBC.
Meçi mes tyre pritet të thyejë rekord evropian për më së shumti tifozë në stadium, plot 94 mijë.

Promotori i Furyt, Frank Warren, ishte bërë gati për një përleshje mes tyre, për shkak të heshtjes së Whyte në media ën muajit e fundit, megjithatë asgjë e tillë nuk ndodhi, pasi dy boksierët shkëmbyen shaka për kohën e kaluar së bashku gjatë një kampi stërvitor në të kaluarën, si dhe e përsëritën nevojën për të qenë versioni më i mirë i vetes.
Kishte vetëm buzëqeshje dhe shtrëngim duarsh deri në çastet e mbylljes së konferencës, kur shpërtheu një fjalosje mes John Fury, babait të Tysonit, dhe Dean Whyte, vëllait të Dillianit, por të dy boksierët bënë thirrje për qetësim gjakrash.
A bit of commotion before the face off 👀@Tyson_Fury and @DillianWhyte want this to be about them, no one else 👊
— #FuryWhyte | Saturday | BT Sport Box Office 🥊 (@BTSportBoxing) April 20, 2022
Respect 🤝#FuryWhyte pic.twitter.com/wP9bajWhIo
“Sapo e parandalova një përleshje të madhe në skenë, njerëzit duan ta shohin një përleshje të madhe në konferencë për media, ata duan t’i dëgjojnë britmat dhe t’i dëgjojnë grushtet, por dëgjoni, lejoni dy boksierët të luftojnë dhe shijojeni atë, nuk iu takon përfaqësuesve të përfshihen në diçka të tillë”, tha Fury pas konferencës.
“Ne jemi këtu për të luftuar, ai [Whyte] po e bën punën e tij, paguhet për ta bërë, njëlloj si unë. Njerëzit janë këtu për ta parë një luftë të vërtetëm, ne nuk kemi nevojë për britma dhe piskama në konferencën tonë”.
Ai shtoi: “Ishte [konferencë] me respekt, ai e ka bërë punën e tij, natyrisht është stërvitur për atë, njëlloj sikur unë. Të shtunën mbrëma do ta shohim një luftë të mirë, kaq. Nuk kam asgjë më shumë për të thënë”.
Tyson Fury misspoke at the Dillian Whyte press conference…
— Michael Benson (@MichaelBensonn) April 20, 2022
[📽️ @FrankWarren_TV] pic.twitter.com/d62AzussAC