Fury – Usyk: 'Arrihet' marrëveshja për meçin e madh - NACIONALE

Fury – Usyk: 'Arrihet' marrëveshja për meçin e madh

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Shoqata Botërore e Boksit (WBA) thotë se kanë marrë konfirmimin se është arritur marrëveshja mes ekipit të Tyson Furyt dhe Oleksandr Usyk, për meçin e madh që pritet të zhvillohet në fund të muajit prill.

Sipas WBA-së më 29 prill do të kemi një meç për të gjithë titujt në peshat e rënda, ndonëse promotori i Usyk tha dje se një përballje mes të dyve nuk ka gjasa të ndodhë.

Tyson Fury and Oleksandr Usyk AGREE terms with fight date and venue set - Mirror Online

Sipas Shoqatës Botërore të Boksit, marrëveshja u arrit dje përpara afatit të orës 23:00, megjithëse të dyja palët kanë kërkuar kohë për të përfunduar detajet e fundit në kontratat e tyre.

Një avokat i boksierit ukrainas i tha agjencisë së lajmeve Reuters se palët kishin rënë dakord për kushtet që do të bëjnë që boksieri britanik të marrë 70% të parave, ndërsa 30% do t’i takojnë Usyk.

Tyson Fury vs Oleksandr Usyk 'UNLIKELY' to happen admits Ukrainian's promoter with another Brit lined up to fight | The Sun

Më herët të premten, Fury si zakonisht postoi në rrjetet sociale duke ofruar ndarjen e njëjtë 70/30.

Usyk, në një video të mëvonshme në Instagram, tha se do të pranonte nëse anglezi do të dhuronte menjëherë 1 milionë euro për popullin e Ukrainës dhe gjithashtu do të jepte një për qind të pjesës së tij në Ukrainë për çdo ditë që vonohet.

Fury, 34 vjeç, është kampion i WBC-së, ndërsa 36-vjeçari Usyk mban rripat e WBO, WBA dhe IBF.

Frank Warren admits Tyson Fury vs Oleksandr Usyk negotiations could end on Friday as Simon Jordan grills promoter

Ish-kampioni i padiskutueshëm i peshave gjysmë të rënda, Usyk, ka fituar të gjitha 20 ndeshjet e tij profesionale, ndërsa Fury ka 33 fitore dhe një barazim në karrierën e pasur të tij.

Lajme të ngjashme