Fulham pranë marrëveshjes me Daniel James - NACIONALE

Fulham pranë marrëveshjes me Daniel James

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Skuadra angleze Fulham është pranë të kompletojë nënshkrimin e madh, atë të sulmuesit Daniel James nga Leeds United.

Pas kalimit te Leeds në verën e vitit 2020 nga rivali Manchester United, James nuk arriti të tregojë pritshmeritë pavarësisht talentit të madh.

Sidoqoftë, tani është afër të bëhet me një skuadër të re. Por, ajo që nuk pritej është se Fulham ka shprehur interesim për uellsianin dhe që marrëveshja është pranë të kompletohet.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano shton se do të jetë një marrëveshje huazimi me James, që deri vonë u kërkua nga Tottenham Hotspur.

Ndërkohë, Leeds kanë gjetur edhe pasuesin adekuat pasi do ta blejnë Babma Dieng nga Marseille për vlerën e 10 milionë eurove.

Lajme të ngjashme