Ftohet për herë të parë nipi i Adem Jasharit, Tovërlani publikon listën e Kosovës U21
Përzgjedhësi Afrim Tovërlani ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për Kosovën U21 në përballjen e vështirë që do ta zhvillojnë ndaj Polonisë.
“Dardanët” e rinj do t’i zhvillojnë dy ndeshje në kuadër të kualifikimeve për “Euro 2025”, pavarësisht që nuk mund të sigurojnë pjesëmarrjen.
Tovërlani për herë të parë e ka ftuar edhe sulmuesin Igball Jashari, i cili është nipi i Adem Jasharit.
Lista e plotë:
Kujtojmë, Kosova U21 më 11 tetor do ta pres Poloninë U21 në “Fadil Vokrri”, kurse katër ditë më vonë udhëton për t’u përballur me Estoninë.