FSHF pezullon Visar Bekaj për 12 muaj - NACIONALE

FSHF pezullon Visar Bekaj për 12 muaj

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Komisioni i Disiplinës dhe Etikës i Federatës Shqiptare të Futbollit ka dënuar me 12 muaj pezullim nga aktivitet sportive portierin Visar Bekaj.

Sipas tyre, Bekaj ka bërë nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës prandaj ka marrë këtë dënim të rëndë, duke shtuar edhe gjobën prej 100 mijë lekëve.

Lojtari i KF Tirana, Visar Bekaj, për nxitje të urrejtjes dhe akteve të dhunës, në bazë të nenit 51/1 të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga të gjitha aktivitetet dhe gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë”.

E tërë kjo situatë ndodhi gjatë barazimit të djeshëm mes Tiranës dhe Bylisit, gjë mund t’iu kushtojë me titull ku arbitri nuk e shikoi VAR-in në një rast të dyshimtë e pastaj tifozët vendas u futen në fushë duke sulmuar gjyqtarët.

Bekaj pas ndeshjes nuk u përmbajt duke deklaruar për “Oversport”: “Jetojmë në Shqipëri. Ne do të japim maksimumin edhe ndaj Erzenit por do të thoja që është e pamundur. S’kam çfarë të them më shumë sepse dihen gjërat”.

Fatmirësisht për Bekaj, ai do të jetë agjent i lirë në verë dhe pritet të transferohet në Turqi prandaj ky mund të mbetet vetëm ‘dënim në letër’.

Përndryshe, pa dënim nuk shpëtoi as kosovari Florent Hasani që u pezullua për katër muaj shkaku i sjelljes josportive.

Lajme të ngjashme