Frikë te Manchester City, Kyle Walker lëndohet në miqësoren e Anglisë ndaj Brazilit - NACIONALE

Frikë te Manchester City, Kyle Walker lëndohet në miqësoren e Anglisë ndaj Brazilit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Manchester Cityt dhe Anglisë, Kyle Walker, është zëvendësuar vetëm pas 20 minutave lojë në miqësoren ndaj Brazilit, pasi pësoi një lëndim në hamstring, që ishte e pamundur ta vazhdonte ndeshjen.

Mbrojtësi i Qytetarëve, Walker, u zëvendësua pas vetëm 20 minutash gjatë miqësores së Anglisë kundër Brazilit të shtunën në Wembley. Walker fillimisht u përpoq të ikte nga lëndimi, por ai nuk arriti të vazhdonte dhe pas disa minutave kërkoi zëvendësimin. Ai përfundimisht u detyrua të largohej nga fusha me një problem të dyshuar në hamstring pasi lojtari i Aston Villa, Ezri Konsa e zëvendësoi atë.

Kyle Walker zëvendësues i Anglisë 2024

Lëndimi i Walker vjen si një goditje e madhe për Man Cityn të cilët janë gati të përballen me Arsenalin në një ndeshje të rëndësishme në Premierligë më 31 mars, pasi të përfundojë pushimi ndërkombëtar. Është një përballje e domosdoshme për skuadrën e Pep Guardiolës, të cilët janë pas liderit të ligës Arsenal me një pikë.

Kyle Walker Manchester City

Mbrojtësi 33-vjeçar vazhdon të mbetet një pjesëtar i rëndësishëm i skuadrës së Cityt. Ai ka luajtur në 38 ndeshje në të gjitha garat për klubin e tij këtë sezon dhe ka dhënë tre asistime.

Të gjithë sytë do të jenë te Gareth Southgate pas ndeshjes për një përditësim mbi gjendjen e mbrojtësit të Anglisë dhe peshën e dëmtimit të tij. Mbetet për t'u parë nëse ai do të rikuperohet para ndeshjes së dytë miqësore të tre luanëve kundër Belgjikës më 26 mars.

Lajme të ngjashme