Frikë te Chelsea, Palmer mungon ndaj Arsenalit?
Sulmuesi Cole Palmer pritet të bëjë një skanim për lëndimin që pësoi në barazimin ndaj Manchester Unitedit, me Chelsean që po shpreson të mos jetë serioze.
Lisandro Martinez bëri një ndërhyrje të rëndë te anglezi dhe disi u ndëshkua vetëm me karton të verdhë pavarësisht që goditja ishte direkt në gjurin e majtë.
“The Guardian” raporton se Chelsea është duke shpresuar që Palmer të mos ketë ndonjë lëndim serioz, ngase ka gjasa që të mungojë në përballjen e ardhshme ndaj rivalit lokal Arsenal.
Palmer pritet të bëjë një skanim së shpejti ku do të mësohet se çfarë dëmtimi ka pësuar dhe nëse i nevojitet ndonjë periudhë e caktuar për t’u rikuperuar.
Palmer nuk ishte i përfshirë në përballjen e Chelseas ndaj skuadrës nga Armenia Noah të enjten për Ligën e Konferencës, ngase synimi i vetëm është që të jetë gati për Arsenalin të dielën.
Ndërkohë, Chelsea ka vendosur t’i jep edhe një tjetër shans portierit Robert Sanchez, i cili ka pasur kritika të mëdha për paraqitjet e zhvilluara këtë sezon.
Brenda klubit londinez besojnë se Sanchez i ka të gjitha kriteret për t’u bërë një nga portierët më të mirë në Premierligë.