Frank Lampard kandidat për ta drejtuar Romën
Trajneri Frank Lampard po vlerësohet si një ndër zëvendësuesit e mundshëm në rast që Roma vendos ta shkarkojë Ivan Juricin.
Skuadra italiane ka arkëtuar vetëm 13 pikë në 11 xhirot hapëse, edhe pse Juric ishte në krye në vetëm katër ndeshje.
Skuadra italiane pësoi humbje te Verona të dielën kësisoj Juric është pranë shkarkikimit. “Gazzetta dello Sport” raporton se Roma po vlerëson disa opsione dhe Lampard është në mesin e tyre.
46-vjeçari është i papunë që kur mori përkohësisht Chelsean në fundin e sezonit 2022/23, mirëpo ende nuk dihet nëse tekniku anglez është i gatshëm për një aventurë në Itali.
Për Romën, Lampard s’është opsioni i vetëm ngase në listë janë edhe trajnerët si Paulo Sousa, i cili aktualisht është në krye të Al Ahlit, si dhe Roberto Mancini që së fundmi u largua nga pozita e përzgjedhësit të Arabisë Saudite.
Opsione tjera janë edhe emrat e trajnerëve si Graham Potter, Claudidio Ranieri, Massimiliano Allegri dhe Maurizio Sarri.
Juric aktualisht do të vazhdojë edhe për pak kohë të Roma, ku mund ta ketë edhe një shans për ta dëshmuar vetën në përballjen ndaj Union Sanit-Gilloise për Ligën e Evropës.