Frank: Chelsea është skuadra më e mirë në Premierligë - NACIONALE

Frank: Chelsea është skuadra më e mirë në Premierligë

1 vit më parë

nga NACIONALE

Chelsea është 'ndoshta skuadra më e mirë në Premierligë për momentin,' thotë trajneri i Brentfordit, Thomas Frank.

Enzo Maresca, i cili mori drejtimin e skuadrës londineze, duke zëvendësuar Maurcio Pochettinon, i ka udhëhequr ata drejt gjashtë fitoreve radhazi në të gjitha garat dhe të dielën (nesër) do ta presë Brentfordin e Thomas Frank në Stamford Bridge.

Katër fitore radhazi në ligë e kanë çuar Chelsean në vendin e dytë në tabelë, katër pikë prapa liderit Liverpool.

“Ata janë ndoshta edhe më në formë se Liverpool, edhe pse këta të fundit janë në krye të ligës”, tha Frank.

"Ata janë duke luajtur futboll të jashtëzakonshëm dhe janë të trajnuar mirë. Maresca ka bërë një punë të mirë deri më tani me stafin e tij stërvitor dhe ata duken jashtëzakonisht të rrezikshëm."

Golashënuesit më të mirë të Premierligës, Chelsea pasoi një fitore 4:3 në Tottenham me një fitore 3:1 ndaj Astanës në Ligën e Konferencës të enjten, dhe skuadra e Marescas ka regjistruar 15 gola në katër ndeshjet e fundit në të gjitha garat.

Brentford është i nënti pasi mposhti Newcastle 4:2 fundjavën e kaluar. Por, ndërsa Bletët kanë qenë të frikshëm në shtëpi deri më tani këtë sezon, ata kanë marrë vetëm një pikë nga një 21 të mundshme në udhëtim.

Megjithatë, ata kanë një rekord inkurajues në Stamford Bridge - duke fituar të tre ndeshjet e tyre në Premierligë atje.

"[Chelsea] ka kaq shumë kërcënime përpara dhe ka lojtarë me cilësi të lartë në të gjithë fushën. Unë pres një lojë të pabesueshme të vështirë," tha Frank.

“Ata janë favoritë të mëdhenj, por, sigurisht, ne besojmë se mund të konkurrojmë kundër kujtdo dhe besojmë se mund të fitojmë”.

Lajme të ngjashme