Franco Foda e publikon listën për ndeshjet e tetorit, ftohen Zhegrova, Muric e Muslija - NACIONALE

Franco Foda e publikon listën për ndeshjet e tetorit, ftohen Zhegrova, Muric e Muslija

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Kosovës me në krye Franco Fodën, kanë bërë të ditur listën e lojtarëve që do të grumbullohen për ndeshjet e muajit tetor në kuadër të Ligës së Kombeve.

Pavarësisht përjashtimit të Edon Zhegrovës, Arijanet Muricit, e Florent Muslijës në grumbullimin e fundit, ata janë ftuar, teksa si pjesë e listës është bashkangjitur edhe një letër kërkimfalje nga tre futbollistët për veprimet e tyre.

Risi në këtë grumbullim është portieri Amir Saipi, për të cilin u përfol shumë që do të jetë lojtari më i ri i Kombëtares së Kosovës, teksa mungesa më e madhe është Vedat Muriqi, që ka pësuar lëndim te skuadra e tij Mallorca.

Lista e plotë për ndeshjet e tetorit

May be an image of text

Franco Foda ka shtuar edhe disa futbollistë në listën e zgjeruar, në rast të ndonjë lëndimi të momenteve të fundit, ku pjesë është Bersant Celina e Arbër Zeneli që kanë munguar për një kohë të gjatë te Dardanët.

May be an image of text

Kujtojmë se Zhegrova, Muric dhe Muslija u përjashtuan nga grumbullimi muajin e kaluar, për shkak të thyerje të rregullave siç u tha nga FFK.

Ndonëse ylli i Lilles e potencoi në një konferencë për shtyp se nuk ishte ngjarja ashtu siç u tha, sot një letër e nënshkruar nga tre futbollistët është publikuar, aty ku ata kërkojnë falje për veprimet e tyre.

May be an image of text

Kujtojmë se Kombëtarja e Kosovës fillimisht do të përballet me Lituaninë në udhëtim më 12 tetor, ndërsa tre ditë më vonë në Fadil Vokrri e presin Qipron.

Kosova është pjesë e grupit C2, teksa mbanë pozitën e dytë me tre pikë të grumbulluara, pas dy ndeshjeve të zhvilluara në muajin shtator.

Lajme të ngjashme