Franck Ribery këmbëngul: E meritova Topin e Artë më shumë se Ronaldo, diçka e çuditshme ndodhi - NACIONALE

Franck Ribery këmbëngul: E meritova Topin e Artë më shumë se Ronaldo, diçka e çuditshme ndodhi

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Salernitana Franck Ribery vijon të këmbëngul se ai e meritoi Topin e Artë në vitin 2013 para Cristiano Ronaldos, duke thënë se iu bë e padrejtë bazuar në sezonin që kishte bërë.

Sulmuesi 39-vjeçar është legjendë e Bayern Munich, pasi ka fituar dhjetëra trofe me klubin bavarez, përfshirë nëntë tituj në Bundesligë dhe një trofe në Ligën e Kampionëve.

Megjithëse e frymëzuan Bayernin drejt lavdisë në Evropë në vitin 2013, as Ribery e as bashkëlojtari i tij Arjen Robben nuk e fituan Topin e Artë atë vit, pasi ai iu dha Cristiano Ronaldos, atë kohë në Real Madrid.

Ribery përfundoi i treti pas Ronaldos dhe Lionel Messit.

Francezi ende ndien keqardhje dhe thotë se diçka e çuditshme kishte ndodhur para ceremonisë së ndarjes së çmimit.

“Ishte e padrejtë, kisha një sezon të jashtëzakonshëm dhe duhej ta fitoja (Topin e Artë). Ata e zgjatën kohën e votimit dhe diçka e çuditshme ndodhi. Mendoj se ishte vendim politik”, tha Ribery për Gazzetta dello Sport.

Ribery i kishte shënuar 11 gola në 43 paraqitje me Bayernin atë sezon dhe kishte luajtur rol vendimtar në fitimin e tripletës.

Ish-përfaqësuesi i Francës sapo e ka nisur sezonin e katërt radhazi në Itali, të dytin në Salernitana.

“Këtu në Itali kam gjetur dashuri të madhe. Të gjithë jetojnë për futbollin”, theksoi ai.

“Kur nuk fitojmë, shoh trishtim në sytë e tifozëve dhe kjo më bën pikëllon shumë. Kurrë nuk e kam pranuar disfatën. Sezonin e kaluar, e kuptova sa e vështirë është ta arrish mbijetesën, por dhashë gjithçka për ta arritur këtë”.

“Nuk është si të fitosh trofe, por kjo arritje do të mbetet gjithmonë në zemrën time”, nënvizoi Ribery për shpëtimin e Salernitanas nga rënie në Serie B.

Lajme të ngjashme