Franck Kessie refuzoi Tottenhamin dhe rikthimin te Milan për të qëndruar te Barcelona
Mesfushori i Barcelonës, Franck Kessie thuhet se refuzoi kalimin te Tottenham ose një rikthim te AC Milan gjatë afatit dimëror.
Kessie kaloi te katalunasit gjatë afatit kalimtar veror duke nënshrkuar kontratë katërvjeçare pasi i skadoi kontrata me "Rossonerët".
Sidoqoftë, lojtari ende s'e ka gjetur formën te Barcelona duke qenë titullar vetëm dy herë brenda 12 paraqitjeve në përgjithësi në La Liga.
Sipas mediumit katalunas "Sport", Tottenham dhe AC Milan provuan të nënshkruajnë me 26-vjecarin, mirëpo ky i fundit ende nuk ka heq dorë nga dëshira për të pasur sukses në "Camp Nou".
Trajneri Antonio Conte provoi ta bindte Kessien duke i ofruar edhe një pozitë në formacionin titullar pasi duan të luftojnë për top katërshe, por një marrëveshje e tillë asnjëherë nuk u arrit.
Spurs kishin investuar në verë duke nënshkruar me Yves Bissouma nga Brighton për rreth 30 milionë funte, mirëpo klubi londinez dëshironte edhe huazimin ose blerjen e një tjetri futbollisti në janar.
Tani mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në verë, sidoqoftë Kessie dëshiron të luftojë për vendin në 11-shen bazë për sa kohë që Xavi Hernandez do ta mbajë në klub.
U raportua vazhdimisht se trajneri i Barcelonës nuk i beson lojtarit për të përformuar në sistemin e tij, mirëpo pas lëndimit të Sergio Busquets, Kessie do ta ketë rastin ta dëshmojë vetën.