Franca po bën gjithçka që Mbappe të luajë ndaj Holandës
Përzgjedhësi i Francës Didier Deschamps ka konfirmuar se po bëjnë gjithçka që sulmuesi Kylian Mbappe të jetë gati ndaj Holandës.
Francezi theu hundën në fitoren ndaj Austrisë, ndërsa të enjten u pa në stërvitje me maskë në fytyrë.
Kishte frikë të madhe në kamp se Mbappe do të mungojë ndaj Holandës, por tani situata ka ndryshuar. Deschamps ka njoftuar se të gjitha gjërat po shkojnë rrugën e duhur dhe gjasat janë të mëdha që të luajë ndaj Holandës të premten.
“Gjithçka po shkon në rrugëtimin e duhur pas këtij shoku që kishte. Dje, mund të shihnit se ishte në gjendje të bënte disa aktivitete”.
“Po përfshihen të gjithë. Po bëjmë gjithçka që mundemi që të sigurohemi se mund të jetë i gatshëm nesër”, deklaroi ai.
Nëse do të luajë ndaj Hoalndës, Mbappe do të mbajë një maskë në fytyra, në fakt edhe për tërë pjesën e mbetur të Evropianit.