Franca më kërkuese se Belgjika në pjesën e parë - NACIONALE

Franca më kërkuese se Belgjika në pjesën e parë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Francës dhe Belgjikës.

Franca ka qenë skuadër më e mirë, duke qenë më kërkuese por që epilogu i kësaj pjese doli të jetë 0:0.

Franca e nisi më mirë duke krijuar disa aksione të shpejta por që assesi s’ia dolën t’i konkretizonin.

Marcus Thuram kishte një mundësi të mirë nga afërsia, por dështoi të shënonte me kokë, derisa edhe Aurelien Tchouameni rrezikoi me një goditje nga distanca.

Ndërkohë, Belgjika gjatë tërë kësaj pjese ishte më defansive, duke pasur vetëm një mundësi përmes Kevin de Bruyne, por që Maignan ia mohoi golin me një pritje fantastike.

Mbetet të shihet tani në pjesën e parë, nëse ndonjëra nga dy kombëtaret do të arrijë t’i finalizojë aksionet.

Lajme të ngjashme