Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Qipros
Kombëtarja e Kosovës sonte do të zhvillojë një përballje të vështirë në udhëtim te Qipro.
Edhe pse ndodhet në “kaos” si në aspektin sportiv ashtu edhe në organizativ, “Dardanët” do të kërkojnë fitore që të mbajnë shpresën gjallë për një kualifikim tutje.
Kosova në këtë përballje do të jetë pa tre të suspenduarit Aro Muric, Edon Zhegrova dhe Florent Muslija, të cilët që sipas FFK-së kanë thyer rregullat, si dhe Mërgim Vojvodën që mori karton të kuq në humbjen turpëruese nga Rumania.
Foda pritet t’i kthehet formacionit të vjetër 4-3-3, ku Lumbardh Dellova mund të luajë në pozitën e mesfushorit defansiv.
Visar Bekaj pritet të nis nga minuta e parë, derisa mbrojtja do të jetë e njëjtë përpos Donat Rrudhanit që do ta zëvendësojë Vojvodën e suspenduar.
Në mesfushë pranë Dellovës, do të mbesin dyshja Valon Berisha e Elvis Rexhbecaj, derisa në sulm Milot Rashica e Vedat Muriqi do të ndihmohen edhe nga Ermal Krasniqi.
Formacioni i mundshëm i Kosovës: Bekaj; Rrudhani, Aliti, Rrahmani, Paqarada; Dellova, Berisha, Rexhbecaj; Krasniqi, Rashica, Muriqi.
Kujtojmë, përballja do të nis me fillim nga ora 18:00.