Formacionet zyrtare: Zvicra - Austria, Granit Xhaka nga minuta e parë, Xherdani e Jashari në bankë rezervë - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Zvicra - Austria, Granit Xhaka nga minuta e parë, Xherdani e Jashari në bankë rezervë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Zvicrës do ta zhvillojë edhe miqësoren e fundit sot, në përgatitjet për EURO 2024. Ata përballen me Austrinë, ku tashmë janë publikuar formacionet zyrtare.

Përballja miqësore që fillon në 18:00 do të zhvillohet në Kybunpark në Saint Gallen të Zvicrës.

Zviceranët e fituan miqësoren e parë bindshëm ndaj Estonisë, ku Xherdan Shaqiri kontribuoi me gol, por sot ai së bashku me Ardon Jasharin do të jetë në bankë rezervë.

Formacionet zyrtare

Murat Yakin ka vendosur për rreshtimin 3-4-2-1, ku Amdouni do të jetë i vetëm në sulm, ndërsa Granit Xhaka truri i skuadrës në mesfushë, që njëkohësisht është kapiten.

Zvicra (3-4-2-1): Sommer; Elvedi, Akanji, Rodriguez; Widmer, Freuler, Xhaka, Ndoye; Zuber, Vargas; Amdouni.

Në anën tjetër, Ralf Rangnick, ka vendosur për formacionin 4-2-3-1.

Austria (4-2-3-1): Lindner; Lienhart, Dailiuc, Trauner, Mwene; Laimer, Seiwald; Baumgartner, Kainz, Schmid; Gregoritsch.

Kjo përballja do të gjykohet nga ekspedita italiane, në krye me gjyqtaren Maria Caputi.

Zvicra me këtë miqësore përfundon përgatitjet për Evropian, ku pas një jave fillojnë rrugën e tyre në grupin A, me përballjet që kanë me Hungarinë, Skocinë dhe nikoqirin Gjermaninë.

Lajme të ngjashme