Formacionet zyrtare: Viktoria Plzen – Drita - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Viktoria Plzen – Drita

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Nënkampioni i Kosovës, Drita, sot fillon aventurën në garat evropiane. Gjilanasit e nisin nga raundi i dytë kualifikues i Ligës së Konferencës, ku përballë do ta kenë skuadrën çeke, Viktoria Plzen.

Ndeshja e parë zhvillohet në Çeki dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare nga dy trajnerët.

Vendasit do të luajnë me një mesfushë të ngjeshur, ku trajneri Miroslav Koubek ka zgjedhur rreshtimin 3-5-2 si zakonisht, ndërsa homologu i tij, Akis Vavalis do të luajë me 4-2-3-1, në ndeshjen e tij të parë debutuese në gara evropiane.

Formacionet zyrtare

Plzen: Stanek; Hejda, Dweh, Traore; Cadu, Vikanova, Kalvach, Kopic, Sykora; Vydra dhe Chory.

Drita: Smakiqi; Krasniqi, Salihu, Agyare, Thaqi; Baftiu, Broja; Selmani, Jashari, Ovouka; Tahiri.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 19:00.

Lajme të ngjashme