Formacionet zyrtare: Shqipëria - Kili - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Shqipëria - Kili

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Kombëtarja e Shqipërisë sot zhvillon miqësore kundër Kilit në Parma të Italisë dhe tashmë janë publikuar formacionet zyrtare të dy skuadrave.

Sylvinhho që udhëhoqi kuqezinjtë drejt kualifikimet në Evropianin e Gjermanisë, dje tha se kjo ndeshje nuk është thjesht miqësore, pasi synojnë rezultat pozitiv dhe shtoi se është ndeshje e veçantë për të, pasi përballet me një skuadër ameriko-latine, si prejardhja e tij.

Shqipëria e trajnerit brazilian nuk di për humbje në tetë ndeshjet e fundit të zhvilluara dhe synojnë ta vazhdojnë serinë e suksseshme, me ndeshjen e sotme ndaj Kilit.

Formacionet zyrtare

Trajneri Sylvinho që bëri disa ndryshime nga lista e fundit, ka vendosur të luajë me formacion 4-3-3, ku Rei Manaj do të jetë startues, pasi u thirr për herë të parë në kombëtare në epokën e brazilianit.

Shqipëria (4-3-3): Strakosha; Hysaj, Djimsiti, Mihaj, Mitaj; Asllani, Ramadani, Bajrami; Asani, Seferi dhe Manaj.

Në anën tjetër, homologu, Ricardo Gareca, luan me formacion 4-2-3-1 dhe padyshim lojtari më i rrezikshëm është ylli i Interit, Alexis Sanchez.

Kili (4-2-3-1): Bravo; Suazo, Lichnovsky, Diaz, Isla; Nunez, Echeverria; Davila, Sanchez, Osorio; Vargas.

Ndeshja zhvillohet në Ennio Tardini në Parma të Italisë me fillim nga ora 20:45.

Lajme të ngjashme