Formacionet zyrtare: Republikë Çeke – Shqipëri, Muja e Daku e nisin nga stoli
Kombëtarja e Shqipërisë do ta zhvillojë një përballje jo të lehtë si mysafir i Republikës Çeke.
“Kuq e Zinjtë” duan vetëm fitore ndaj çekëve pavarësisht që s’do ta kenë të lehtë mirëpo me tre pikë mund t’i afroheshin shumë kualifikimit në Kampionat Evropian.
Përzgjedhësi Sylvinho ka zgjedhur 11-shen titullare me dyshen e re Arbnor Muja dhe Mirlind Daku që e nisin nga stoli.
Formacionet zyrtare:
Çeki (4-3-3): Pavlenja; Holes, Brabec, Krejci; Coufal, Soucek, Kral, Provod; Cerny, Kuchta, Cvancara

Shqipëri (4-1-3-2): Berisha; Hysaj, Ismajli, Gjimshiti, Mitaj; Ramadani; Asani, Bajrami, Asllani; Çikalleshi, Seferi

Ndeshja do të nis më fillim nga ora 20:45.