Formacionet zyrtare: Real Madrid - Atalanta, Kylian Mbappe starton për Mbretërit
Real Madridi do të përballet me Atalantën në finale të Superkupës së Evropës me fillim nga ora 21:00, aty ku Kylian Mbappe do ta bëjë debutimin e tij për Mbretërit nga minuta e parë.
Mbretërit e fituan Ligën e Kampionëve në sezonin që lamë pas, ndërsa Atalanta triumfoi në Ligën e Evropës dhe tani këto dy skuadra do të përballen mes vete për të kurorën e kampionit të Evropës.
Takimi do të zhvillohet në stadiumin Nacional të Varshavës në Poloni me fillim nga ora 21:00.
Formacionet zyrtare tashmë janë publikuar.
Carlo Ancelotti ka vendosur që Mbappe të startojë nga minuta e parë, ndonëse kishte dilema edhe pse u konfirmua se ai do të luante sot.
Real Madrid (4-3-3): Courtois; Mendy, Militao, Rudiger, Carvajal; Tchouameni, Valverde, Bellingham; Rodrygo, Vinicius dhe Mbappe.
📋✅ ¡Nuestro XI inicial!
— Real Madrid C.F. (@realmadrid) August 14, 2024
🆚 @Atalanta_BC#SuperCup pic.twitter.com/GRvlAZS0Xk
Në anën tjetër Gan Piero Gasperini do të vazhdojë me skemën e tij të preferuar me tre mbrojtës.
Atalanta (3-4-2-1): Musso; Kolasinac, Gjimshiti, Hien; Ruggeri, Ederson, De Roon, Zappacosta; Pasalic, De Ketelaere; Lookman.

Gjyqtar kryesor i takimit do të jetë zvicerani Sandro Scharer, i ndihmuar nga De Almeida dhe Jonas Erni. Gjyqtari i katërt është ukrainasi Balakin, ndërsa në VAR do të jetë gjermani Bastian Dankert.