Formacionet zyrtare: Porto – Inter - NACIONALE

Formacionet zyrtare: Porto – Inter

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Interi në kërkim të çerekfinales së parë të Ligës së Kampionëve në 13 vitet e fundit, do të përballet sot në ndeshjen e kthimit me Porton në Portugali.

Ndeshja e parë e zhvilluar në San Siro të Milanos përfundoi me fitoren minimale të Interit 1:0, fal golit të Romelu Lukakut, i cili as sot nuk do ta fillojë ndeshjen nga minuta e parë, pasi Simone Inzaghi ka zgjedhur para tij, veteranin boshnjak, Edin Dzeko, i cili do të luajë përkrahë Lautaro Martinezit në sulm.

Për zikaltrit kjo fitore është e domosdoshme, fillimisht për ta kthyer lavdinë evropiane, teksa synon ta ruajë sezonin, pas dështimit për të garuar denjësisht për titullin kampion në Serie A.

Të dy trajnerët kanë publikuar formacionet startuese për këtë ndeshje:

Porto: Diogo Costa; Cardoso, Marcano, Pepe, Sanusi; Uribe, Grujic, Eustaquio; Galeno, Evanilson, Taremi.

Inter: Onana; Acerbi, Bastoni, Darmian, Dumfries, Dimarco; Calhanoglu, Barella, Mkhitaryan; Dzeko, Lautaro Martinez.

Lajme të ngjashme