Formacionet zyrtare: Ludogorets – Ballkani
FC Ballkani ka hyrë sërish me një formacion sulmues, derisa synon kualifikimin për raundin e dytë të Ligës së Kampionëve.
Pas një dominim të madh në Prishtinë, trajneri Ilir Daja ka vendosur të mos e ndryshojë sistemin as në ndeshjen kthyese ndaj gjigantit bullgar Ludogorets.
Ballkani sërish do të luajë me formacionin 4-3-3, sistem në të cilin do të luajnë edhe vendasit.
Formacionet zyrtare:
Ludogorets: Padt; Witry, Plastun, Russo, Heister; Yankov, Piotrowski, Gonçalves; Tekpetey, Tissera, Despodov.
Ballkani: Koliçi; Thaqi, Dellova, Jashanica, Trashi; Emërllahu, Kuç, Zyba; Korenica, Rrahmani, Gripshi.

Përballja do të nis me fillim nga ora 20:00.