Formacionet zyrtare: Lincoln Red Imps – Ballkani
Kampioni i Kosovës, Ballkani, sot do ta zhvillojë ndeshjen e kthimit në kuadër të raundit të tretë kualifikues të Ligës së Konferencës ndaj Lincoln Red Imps në Gjibraltar, me të dy trajnerët që kanë publikuar formacionet startuese.
Ballkani i Ilir Dajës fitoi në ndeshjen e parë 2:0 të zhvilluar në Fadil Vokrri, që u dominua tërësisht nga skuadra kosovare, ndërsa tani do të kërkojnë ta mbrojnë rezultatin në mënyrë që ta sigurojnë kalimin në play-off, për herë të dytë me radhë, pas suksesit historik në sezonin e kaluar.
Javier Munoz, trajneri i skuadrës vendase ka vendosur për rreshtimin 4-3-3, ashtu si në ndeshjen e parë.
Lincoln Red Imps: Coleing; Ayew, Sergeant, Lopes, Nano; Yahaya, Rosa, Britto; Pena, Gomez dhe Walker.

Në anën tjetër, edhe Ilir Daja nuk ka preferuar të ndryshojë diçka në rreshtim, duke vendosur po ashtu për 4-3-3.
Ballkani: Koliçi; Trashi, Jashanica, Dellova, Thaqi; Zyba, Kuc, Korenica; Kryeziu, Berisha dhe Gripshi.

Ndeshja do të zhvillohet në Victoria Stadium në Gjibraltar me fillim nga ora 18:00.
Kujtojmë se në rast se Ballkani e arrin kualifikimin, në ndeshjen e fundit kualifikuese do të përballet me humbësin nga Sheriff Tiraspol – Bate Borisov, me gjasa më të mëdha me këta të fundit që kanë pësuar humbje të thellë në ndeshjen e parë.
